Berisha, homazhe në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Të pranishëm janë zyrtarë të lartë të shtetit, Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali e të tjerë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot homazhe duke vendosur një kurorë në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Berisha la edhe një mesazh tek libri i shënimeve për kryepeshkopin Janullatos.

Më pas, kryetari i PD-së mori pjesë tek shërbesa zyrtare e ceremonisë së varrimit të Fortlumturisë e Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot i jepet lamtumira e fundit.

Besimtarë të shumtë kanë mbushur oborrin e katedrales, ndërkohë që brenda saj gjenden përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri etj.

Po ashtu, të pranishëm janë zyrtarë të lartë të shtetit, Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali e të tjerë.

Në meshën e lamtumirës i pranishëm është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Kryepeshkopi i Athinës.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.