Mesha e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, të pranishëm krerë të shtetit, Mitsotakis dhe klerikë nga e gjithë bota

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ka nisur ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.


Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ka nisur ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Besimtarë të shumtë kanë mbushur oborrin e katedrales, ndërkohë që brenda saj gjenden përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri etj.

Po ashtu, të pranishëm janë zyrtarë të lartë të shtetit, Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali e të tjerë.

Në meshën e lamtumirës i pranishëm është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Kryepeshkopi i Athinës.

Në ora 11, mbërriti në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten dhe pak minuta pas tij edhe kryeministri grek Mitsotakis me delegacionin e kabinetit të tij.

Mesha e përshpirtjes po mbahet nga Patriarku Bartolomeu I, kreu botëror i Kishës Ortodokse.

Kryepeshkopi ndërroi jetë më 25 janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” në Athinë.

Pas dy ditësh homazhe, Kryepeshkopi Anastas do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë.

Në ceremonalin e parashikuar, pritet të mbajë fjalën e përmortshme Patriarku Ekumenik, Bartholome e pas tij, Mbikqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joanit, Mitropolit i Korçës, si dhe Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Bishop Heinrich Bedford-Strohm.

Protokolli parashikon edhe fjalën e përmortshme jashtë programi nga mbesa e Kryepeshkopit të ndjerë, Roksani Janullatos.

Më pas pritet fjala e përmortshme e Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…