Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Qendër lider me pajisje të teknologjisë së lartë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektuan sot punimet për rikonstruksionin e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektuan sot punimet për rikonstruksionin e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Kryeministri vlerësoi se falë këtij investimi “20 mijë paciente në vit dhe një trupë mjekësore e nivelit të lartë do të kenë në dispozicion një maternitet të standardeve më të mira europiane”.

Ndërsa ministrja Koçiu deklaroi se punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti së bashku me mobilimin dhe pajisjet e teknologjisë së lartë duke e transformuar në qendër lider në ofrimin e kujdesit obstetrik dhe gjinekologjik si dhe duke siguruar standarde të larta për kujdesin shëndetësor ndaj nënave dhe fëmijëve.

Ajo theksoi se ky investim në një sipërfaqe prej rreth 6 mijë metër katrorë përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

“Rikonstruksioni i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po realizohet në dy faza. Faza e parë që ka të bëjë edhe me ndërtimin e godinës kryesore diku te 6 mijë metër katrorë dhe ka përfunduar në fund të vitit që shkoi. Në godinën e re, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë janë shërbimet kryesore, shërbimi obstetrikë-gjinekologjisë, shërbimi i imazherisë, qendrën e gruas që është e gjitha e ndërtuar e re”, u shpreh Koçiu, duke shtuar se ndërkohë ka filluar faza e dytë me rikonstruksionin e ambienteve të neonatologjisë.

Gjithashtu, Koçiu vuri në duke se është mundësuar dyfishimi i kapaciteteve, 7 salla operacioni 6 salla lindjeje me kushte bashkëkohore si dhe ofrimin e shërbimit të neonatologjisë dhe qendrën e parë të prematuritetit.

”Nga 260 shtretër që janë aktualisht, kapacitetet e shtretërve janë rritur në 320. Secili nga shërbimet ka edhe shërbimin intensiv. Me shërbimin e neonatologjisë kompletohet i gjithë korpusi spitalor. Ndërkohë që tek faza e dytë kemi edhe qendrën e prematuritetit e ndarë në dy klinika. Klinikën për nënat që kanë risk të lartë gjatë shtatzanisë dhe klinika për fëmijët që lindin prematurë. Është qendër e re që krijohet këtu dhe vjen edhe si rezultat i shtimit dhe organizimit të ambienteve të reja”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri me dije se do të nisë puna edhe për rikonstruksionin e shërbimeve të tjera duke bërë edhe zhvendosje të tyre në ambientet e reja me qëllim që të mos të ndërpriten shërbimet në asnjë moment.

Me Buxhetin e vitit 2025 mbështetet “Paketa e fertilitetit edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që do të mundësojë shërbim falas të fertilizimit in vitro me teknologji të avancuar për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.