Rama-Mitsotakis: Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog

Pas përfundimit të varrimit të kryepeshkopit Anastas, media greke ERT News bën të ditur se pati një takim kokë më kokë mes kryeministrave Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis.


Pas përfundimit të varrimit të kryepeshkopit Anastas, media greke ERT News bën të ditur se pati një takim kokë më kokë mes kryeministrave Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ideja e ekumenizmit që mbështeti Kryepeshkopi i ndjerë Anastas u reflektua tek dy kryeministrat, të cilët biseduan në një atmosferë shumë të ngrohtë me Patriarkun Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe Jerusalemit, ndërsa Edi Rama i dha lamtumirën Kyriakos Mitsotakis me një përqafim.

“Edhe pse të dy liderët nuk zbuluan se çfarë saktësisht diskutuan, është e gabuar të supozohet se marrëdhëniet dypalëshe nuk ishin një çështje kryesore në kuadër të këtij funerali.

Megjithatë, imazhi pasqyron besimin dhe qëndrimin e Kryepeshkopit Anastas ndaj jetës, domethënë se feja mund të bashkojë, edhe në një botë thellësisht të ndarë, madje edhe në një rajon si Ballkani ku fetë kanë vepruar historikisht në një mënyrë përçarëse,” shprehet media greke.

Media greke theksoi se Anastasi ishte hierarku “që njëkohësisht mund të shuguronte klerikët shqiptarë, të caktonte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, si dhe të fliste ose të këndonte në kisha në greqisht. Në fund të fundit, sot në varrimin e tij u dëgjua shqip dhe greqisht”.

“Sigurisht që kemi marrëdhënie të mira dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira. Ne jemi vende fqinje dhe çdo problem që ekziston duhet ta zgjidhim me dialog,” theksoi Mitsotakis.

“Ne jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Pra, pimë një kafe, biseduam për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull,” theksoi Edi Rama nga ana e tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…