Rama: Perspektivë e re punësimi të mirëpaguar në teknologji!

Kryeministri Edi Rama tha sot se në gjysmën e parë të mandatit të katërt do të futet Inteligjenca Artificiale në prokurimet publike.


Kryeministri Edi Rama tha sot se në gjysmën e parë të mandatit të katërt do të futet Inteligjenca Artificiale në prokurimet publike.

Gjatë fjalës së tij në Pallatin e Kongreseve, ku u zhvillua Kuvendi Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, Rama tha se në këtë mënyrë do t’i jepet një goditje vdekjeprurërse korrupsionit.

“Në gjysmën e parë të mandatit të katërt Shqipëria do të bëhet vendi evropian që do të fusë Inteligjencën Artificiale në prokurimet publike, duke i dhënë korrupsionit apo keqadministrimit, të njëjtën goditje vdekjeprurëse që e-Albania i dha sporteleve, radhëve, bashkive, për të marrë një certifikatë apo vërtetim. Ato ishin normaliteti i kohës së atyre që nga këneta duan ta rikthejnë Shqipërinë prap në kënetë. 47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania gjatë këtyre viteve. 47 milionë shërbime janë marrë nga celulari apo nga kompjuteri nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, që kurrën e kurrës nuk do të mund të merrnin shërbime pa marrë avionin dhe pa ardhur këtu në Shqipëri dhe pastaj pa u futur atje në ato radhat e pafundme,” tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “kemi futur Inteligjencën Artificiale në procesin e negociatave dhe modeli i krijuar nga AKSH në bashkëpunim me Microsoft, do të na mundësojë të bëjmë në dy vite për integrimin e legjislacionit tonë në korpusin ligjor të BE-së një domosdoshmëri për të arritur kushtet teknike për t’u bërë anëtar i BE-së, atë punë që vendet para nesh e bënë në më të paktën 7 vjet”.

“”Djella”, asistentja digjitale e e-Albania, do të kryejë vetë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për llogari të qytetarëve, jo në 2030, por në gjysmën e dytë të këtij viti. Të gjithë do të shohin se nuk do të jetë nevoja as për të shkruar, as për t’u penguar, por do të mjaftojë ti tregosh Djellës në Face Time dhe Djella do t’i bëjë t’i gjitha,” u shpreh Rama.

Rama shtoi se “horizonti i ri i teknologjisë po hapet me shpejtësi në Shqipëri duke krijuar një perspektive të re punësimi të mirëpaguar, siç është rasti i djemve dhe vajzave që aktualisht janë të punësuar në këtë sektor, qoftë ata të regjistruar, qoftë ata që operojnë si freelancer në të gjitha qyteteve e vendit, për të ofruar krahun e tyre të kualifikuar të punës në çdo vend të botës përmes kompjuterit dhe që marrin paga të larta”.

“Shumë shpejt do ta shohim se do të përhapet me shpejtësi rrjeti i të rinjve që punojnë jashtë pa lëvizur fare nga Shqipëria. Sot është një embrion i çelur që vetëm do të zhvillohet në vitet e ardhshme,” shtoi Rama.

Kryesocialisti nënvizoi se të rinjtë dhe të rejat që votojnë për herë të parë do të refuzojnë “kënetën opozitare” dhe do t’i bashkohen “trenit të PS-së”.

“Nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe perspektiva e sigurtë e teknologjisë së lartë, që nga sot 100 ditë do ta bëjnë shumicën e votuesve të parë dhe do ta bëjnë të rinjtë dhe të reja që ta refuzojnë “kënetën opozitare” dhe “bufin” e saj të stërplakur dhe t’i thonë “skifter” të gjitha “bretkosave politike” dhe të gjitha atyre “guak-guakëve” mediatikë, ata do t’i bashkohen trenit të PS më 11 maj. Nga Tirana, lokomotiva jonë që sa më shumë do të përpiqen ta ndalojnë duke hedhur baltë nëpër shina, aq më shumë do të jenë të shkelur nga populli i Tiranës me votën e 11 majit që nga Shkodra, gjer në Vlorë, sepse Shqipëria po bëhet,” tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Trajnohen 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të 11 majit

Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Trajnohen 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të 11 majit

Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe…