Rama: PS e vetmja forcë për ndryshimin!

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vota për Partinë Socialiste është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vota për Partinë Socialiste është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin.

Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, Rama u shpreh se “gjithë të tjerët premtojnë çdo gjë, sepse nuk kanë asnjë gjë në dorë.

“Ndërsa ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë”, shtoi ai.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Të gjithë ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të luajtur me fatin e Shqipërisë duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, apo në mangallën e disa partiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e drejtuesve të tyre”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është koha kur kur shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030, për Shqipërinë Europë të Ballkanit dhe pjesë të pandashme të Europës së bashkuar.

“Koha kur të gjithë duhet ta dinë se për ta arritur Shqipërinë 2030 me flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në rreshtin e flamujve të BE-së ka vetëm një tren për të gjithë, Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.

Rama tha se “kjo është e vetmja forcë politike e shqiptarëve që ka moshën e të gjithë atyre që e mbështesin dhe që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë se të gjitha forcat e tjera së bashku për Shqipërinë dhe të gjithë ata që e mbështesin që jo rastësisht janë shumica dërrmuese e shqiptarëve”.

“Asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër se sa kjo e jona, asnjë forcë tjetër nuk është më e re se sa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë eksperiencë se sa kjo e jona, nuk ka më shumë energji se sa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër, e vjetër apo e re, nuk ka më shumë rini se sa ne dhe në asnjë forcë tjetër tjetër nuk ka vend për të rinj dhe vjetër sa ka tek ne”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se tek asnjë forcë tjetër vota nuk sjell asgjë të re për ata që zgjedhin sepse fuqia që i sjell të rejat për vendin dhe njerëzit nuk është askund tjetër përveçse këtu tek PS.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vota e diasporës, 174 488 zarfe të mbërritura në KQZ

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vota e diasporës, 174 488 zarfe të mbërritura në KQZ

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.