Vengu: 6 mijë ushtarakë, nga sot rritje të trajtimit financiar

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.


Nga sot, të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfitojnë rritjen e trajtimit financiar.

Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu vuri në dukje rritjen e trajtimit financiar që nis prej ditës së sotme për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Më herët, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve shqiptarë krahasuar me vendet e rajonit.

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

Burimi ATSH

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…