Votimi nga jashtë, mbi 117 mijë regjistrime, 71 945 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 22 116, më pas bashkia e Fierit me 16 763, Korça me 12 531, Durrësi me 11 962 etj.


Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 117 096, ndërsa deri sot në orën 11:20 janë miratuar 71 945 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 70 185 (59.9%) kërkesa, ndërsa femrat janë 46 911 (40.1%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 33 241 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 31 813 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 22 042 dhe mbi 56 vjeç janë 17 812 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 12 188 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 42 385 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 43 079, e ndjekur nga Greqia me 31 460, Gjermania me 14 428, si dhe nga SHBA me 8 656.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 22 116, më pas bashkia e Fierit me 16 763, Korça me 12 531, Durrësi me 11 962 etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…