Veliaj: 1200 kredi të buta për familjet e pastreha

Janë 1200 familje të pastreha në kryeqytet, që do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.


Janë 1200 familje të pastreha në kryeqytet, që do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.

Në podcastin “Majtas”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se pas marrjes së kredisë do të jenë qytetarët ata që do të zgjedhin se në cilën lagje do banojnë.

“Ne nuk duam që të krijojmë geto. Pra, kur ne japim 1200 kredi të buta, është bashkia që amortizon interesin e kredisë, këto janë banesa që secili i zgjedh vetë. Nuk janë të gjitha në një pallat, janë në të gjitha lagjet e Tiranës. Për më shumë metra katrorë dikush mund të shkojë te Fresku ose te lagjja Rilindja, zona e Unazës së Madhe, Unazës së Re, ndërkohë që dikush do të zgjedh të jetë më afër qendrës edhe pse do të bien më pak metra katrorë. Pra, secili e zgjedh vetë në 1200 pika të qytetit”, ssqaroi ai.
Veliaj u shpreh se e njëjta politikë do të ndiqet dhe për programin e banesave sociale në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet një standard sa më i lartë jetese. “Ajo që po bëjmë gjithashtu dhe me banesat sociale, për grupet që zhvendosen sidomos nga projekti tani i ri i zgjatimit të Lanës. Kemi gjetur disa hapësira në lagje dhe një përgjigje për të mos shkuar të gjithë në Shkozë dhe për ta kthyer atë në vendin kur rrinë hallexhinjtë. Jo. Aty kemi disa banesa sociale, në ca vende të tjera do të bëjmë zhvillim”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Ai sqaroi gjithashtu se disa nga arkitektët e huaj që janë angazhuar në Tiranë, po punojnë edhe për projektin e banesave të reja sociale. “Pra secili po lëviz në shkallën e mobilitetit, sipas kësaj politike të majtë, po lëviz lart dhe jo poshtë. Banorët po lënë një hapësirë në lum dhe po shkojbë në një apartament që e ka bërë një arkitekt i njohur, siç bëmë në lagjen e Kombinatit dhe në lagjen e 5 Majit. Me star-arkitektët bëmë disa nga lagjet fantastike. Sot që njerëzit po hyjnë në shtëpi, thonë ku paskemi qenë, krahasuar me atë që humbën nga tërmeti”, deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra; Me mllef dhe inat nuk shkohet përpara

Drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Duke folur në podkastin “Majtas”, Veliaj nënvizoi se sot ka shumë forca të reja, por me ide shumë të vjetra. Ai solli si ilustrim qëndrimin e përfaqësuesve të këtyre partive në Këshillin Bashkiak të Tiranës që kanë refuzuar të votojnë për abonetë falas për studentët dhe pensionistët vetëm për inate politike.

“Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra. Ndonjëherë të kap tundimi dhe them po mirë, po e keni mundësinë në Këshill Bashkiak ta votoni ndihmën ekonomike, ta votoni rindërtimin për tërmetin se është program i majtë, është social. Kur shoh që thonë që dhe ne jemi të majtë, them: Po është në nderin tuaj ta votoni abonenë e pensionistit, abonenë e studentit, konviktet që janë me gjysmë çmimi, ushqimin nëpër shkolla. Besoj që në politikë, ajo që thonë amerikanët është: “The record”. Pra arkiva jote e vendimeve. Ti me kaq pak vendimmarje sa ke nuk i mbështet këto, atëherë pse kërkon më shumë kur ti nuk je gati. Vetëm për inatin e politikës?! Kjo do të thotë kultura e inatit është shumë e vjetër, kështu që mund të jesh i ri në moshë, por për sa kohë i bën gjërat me mllef dhe inat nuk shkohet përpara”, theksoi Veliaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria 2030 në BE, Rama: Ka vetëm një tren për të gjithë, Partia Socialiste

Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste theksoi dje në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030 se : “asnjë…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria 2030 në BE, Rama: Ka vetëm një tren për të gjithë, Partia Socialiste

Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste theksoi dje në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030 se : “asnjë…