Rama: 4175 ndërmarrje në sektorin e teknologjisë digjitale nga 256 një dekadë më parë

Në vitin 2013 kishte vetëm 998 të punësuar në atë sektor, ndërsa në vitin 2023 ka 14,974


Shqipëria nuk është më vendi i analfabetizmit digjital të një dekade më parë, pasi në vitin 2013 kishte vetëm 256 ndërmarrje në sektorin e teknologjisë digjitale, ndërsa në 2023 ishin 4175 ndërmarrje.

Kryeministri Edi Rama ndau pasditen e sotme shifrat ndërsa risolli në rrjetet sociale pjesë nga fjala në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste mbajtur të shtunën.

Duke iu referuar shifrave, Rama theksoi se në vitin 2013 kishte vetëm 998 të punësuar në atë sektor, ndërsa në vitin 2023 ka 14 974 dhe ky, vijoi Kryeministri, është vetëm fillimi.

“Kishte zero laboratorë inteligjentë në shkolla, vetëm ca klasa me kompjutera të prishur, sot ka 340 laboratorë inteligjentë dhe brenda vitit 2026 do të jenë 985 laboratorë inteligjentë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se teknologjia po krijon çdo ditë mundësi të reja.

“Shqipëria nuk është më vendi i analfabetizmit digjital të një dekade më parë, ku eksportet e produkteve dhe të shërbimeve të teknologjisë digjitale në vitin 2013 ishin 7 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 ishin 183 milionë euro”, u shpreh Rama. /j.p/

Lexo më shumë nga

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.