Rama: 47 milionë shërbime nga e-Albania, radhët normalitet i atyre që duan ta rikthejnë Shqipërinë në kënetë

47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania në këto vite. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste mbajtur më 1 shkurt, teksa foli edhe për digjitalizmin e shërbimeve publike në vend.


47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania në këto vite. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste mbajtur më 1 shkurt, teksa foli edhe për digjitalizmin e shërbimeve publike në vend.

“47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania gjatë këtyre viteve që do të thotë 47 milionë rrugë për të shkuar tek një sportel, që do të thotë 47 milionë kontakte personale me punonjësin te sporteli dhe 47 milionë mundësi që në fund të të kërkojë bakshish. Të gjitha këto i përkasin të kaluarës”, u shpreh Rama.

“47 milionë shërbime janë marrë nga celulari apo nga kompjuteri nga shqiptarët brenda dhe nga shqiptarët jashtë vendit deri në Zelanda e Re dhe Australi, që kurrën e kurrës nuk do të mund të merrnin shërbime pa marrë avionin dhe pa ardhur këtu në Shqipëri dhe pastaj pa u futur atje në ato radhët e pafundme”, vijoi Rama.

Kryeministri tha, po ashtu, se në gjysmën e parë të mandatit të katërt Shqipëria do të fusë Inteligjencën Artificiale në prokurimet publike, duke i dhënë një goditje vdekjeprurëse korrupsionit.

“Po ashtu në gjysmën e parë të mandatit të katërt Shqipëria do të bëhet vendi evropian që do të fusë Inteligjencën Artificiale në prokurimet publike, duke i dhënë korrupsionit apo keqadministrimit të procesit të prokurimit, të njëjtën goditje vdekjeprurëse që e-Albania i dha sporteleve, radhëve, bashkive, për të marrë një certifikatë apo një vërtetim”, tha Rama.

Rama u shpreh se radhët nëpër sportele ishin normaliteti i kohës së atyre që nga këneta duan ta rikthejnë Shqipërinë prapë në kënetë.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek Diella, Asistentja Virtuale 2.0 është tashmë pjesë e platformës elektronike e-Albania.

”Diella”, asistentja digjitale e e-Albania, që u krijua nga AKSHI përmes Inteligjencës Artificiale do të kryejë vetë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për llogari të qytetarëve, dhe jo në vitin 2030, por në gjysmën e dytë të këtij viti, të gjithë do të shohin se nuk do të jetë nevoja as për t’i shkruar, as për t’u penguar nëpër atë procesin e kërkesës për shqyrtim, por do t’i mjaftojë Djellës një Face Time dhe Djella do ta bëjë të gjithën,” u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…