Trajtimi financiar në FA, Vengu: Kategoritë që përfitojnë rritje nga 13,000 – 100,000 lekë

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes mbeten të përkushtuara për të rritur trajtimin financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura çdo vit, duke synuar përafrimin me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO.


rajtimi financiar për ushtarakët shqiptarë është rritur ndjeshëm për kushte të veçanta në pune.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot shifrat e rritjes për disa kategori. Pilotët, Forcat Speciale, Zhytësit, Forcat Komando dhe shumë kategori të tjera përfitojnë rritje nga 13.000 – 100.000 lekë.

Shtesa për kushte të veçanta pune për pilotët ishte 80.000 lekë bëhet 100.000 lekë. Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike: ishte 50.000 lekë bëhet 70.000 lekë.

Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit: ishte 35.000 lekë bëhet 40.000 lekë

Investimi në kapacitetet njerëzore, me fokus trajtimin dinjitoz të efektivëve ushtarakë dhe rritjen e nivelit të tyre profesional, është tashmë një realitet.

Rreth 6.000 ushtarakë, ndër të cilët 2.500 për herë të parë, tashmë trajtohen zyrtarisht me shtesa të konsiderueshme financiare.

Përfitime të veçanta financiare do të kenë kapacitetet kombëtare si Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia kibernetike, operatorët e dronëve, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë njësi të tjera të rëndësishme.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes mbeten të përkushtuara për të rritur trajtimin financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura çdo vit, duke synuar përafrimin me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO.

Burimi ATSH

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.