Votimi nga jashtë, Balla takon Abbott: Me rëndësi, miratimi sa më shpejt në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nick Abbott.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nick Abbott. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve.

Duke folur për votimin e shtetasve shqiptarë nga jashtë, Balla theksoi se është me rëndësi miratimi sa më parë në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Ndërsa shumë bashkëatdhetarë po regjistrohen si votues nga jashtë për zgjedhjet e 11 majit, është me rëndësi miratimi sa më parë në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor mbi mbulimin e shpenzimeve nga KQZ për dërgimin dhe kthimin me postë të fletës së votimit dhe materialeve të tjera informuese; zgjerimi deri në 60 ditë i afatit të regjistrimit të kandidatëve për të mundësuar më shumë kohë për dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit; si dhe për procedurën e numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë. Koha e mbetur është shumë e shkurtër dhe Kuvendi duhet t’i japë zgjidhje me qëllim suksesin e plotë të këtij momenti historik për demokracinë”, theksoi ministri gjatë takimit.

Ministri Balla shprehu po ashtu krenarinë për integrimin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në jetën ekonomike, sociale, kulturore, etj.

Me ambasadorin britanik, Balla bisedoi edhe për misionin e agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona, të cilat po bashkëpunojnë fuqimisht në luftën kundër aktiviteteve kriminale.

Burimi ATSH

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”