Rama: Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, ulëm me 10.5% çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, ndërkohë që çmimi i energjisë është ulur me 10.5%.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, ndërkohë që çmimi i energjisë është ulur me 10.5%.

Duke iu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, Rama kujtoi se “çmimet nuk i ngre qeveria dhe as i ul qeveria në asnjë vend demokratik”.

“Në Shqipëri, dhe këtë nuk e them unë, por e thonë të gjitha të dhënat e organizmave ndërkombëtare ne kemi pasur inflacionin më të ulët në rajon, rritjen më të ulët të çmimeve në rajon”, tha ai.

Ndërsa lidhur me çmimin e energjisë, Rama tha se ulja nuk konsiderohet qesharake për ata që realisht paguajnë faturën e energjisë në Shqipëri.

“Nuk u vjen për të qeshur sepse është 10.5 % ulja e çmimit të energjisë. Jam shumë krenar për këtë sepse është një ulje atipike në një periudhë kohe prej disa vitesh që askush nuk ul, por vetëm ngre çmimin e energjisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”