Çela takon Prodën, masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.


Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme objekt i takimit ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Policisë së Shtetit në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore.

“Nga drejtuesit e të dy institucioneve, u ra dakord për një sërë masash administrative që synojnë zbulimin dhe hetimin e shpejtë dhe efikas të krimeve zgjedhore, përmes një angazhimi tërësor të strukturave përkatëse, që do t’i përgjigjet nevojave specifike që lidhen me periudhën zgjedhore,” nënvizon Prokuroria.

Prokuroria e Përgjithshme njofton më tej se “hetimi i krimeve zgjedhore do të konsiderohet si prioritet institucional e do të jetë objekt i punës së strukturave të posaçme hetimore që do të krijohen me prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilat do të mbështeten gjithashtu me burimet e nevojshme njerëzore dhe teknike nga Policia e Shtetit për përdorimin e metodave speciale të hetimit”.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e siguroi Prokurorin e Përgjithshëm për angazhimin e strukturave të policisë së shtetit gjatë procesit zgjedhor në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi,” njofton Prokuroria.

Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përveç shprehjes së angazhimit të plotë institucional, inkurajojnë të gjithë qytetarët si dhe çdo subjekt tjetër të denoncojnë në kohë krimet zgjedhore dhe të bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese për hetimin e plotë të tyre.

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…