Operatorët turistikë hungarezë vizitojnë Vlorën, forcim i bashkëpunimit të përvitshëm

Vetëm në 2024 rreth 60 mijë shtetas hungarezë erdhën në Shqipëri.


Një grup operatorësh turistikë nga Hungaria vizituan sot qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës në qytetin bregdetar ata u pritën në takim nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

“Si një nga stacionet më të rëndësishme të Shqipërisë, operatorët turistikë nga Hungaria, zgjodhën Vlorën, për të forcuar bashkëpunimin e përvitshëm dhe për të ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”, tha Dredha në një postim në rrjetet sociale.

Dredha u shpreh se “përmes njohjes së qytetit, kulturës, traditave, kulinarisë e gjithë ç’ofron qyteti, ndërveprimi mes dy vendeve ka për të qenë më i thjeshtë dhe padyshim, më i suksesshëm”.

Një grup prej 24 operatorësh turistikë dhe përfaqësues të Shoqatës Hungareze të Agjencive të Udhëtimit u pritën dje në takim nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, e cila u prezantoi të ftuarve Shqipërinë, një destinacion turistik emocionues dhe në rritje.

Vetëm në 2024 rreth 60 mijë shtetas hungarezë erdhën në Shqipëri.

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…