Rama: Qytetet do të mbajnë barrën e sfidave të përditshme të njerëzve

Tirana mikpriti sot Samitin e “Pact of Free Cities”, me pjesëmarrjen e 20 kryebashkiakëve dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës dhe botës.


Tirana mikpriti sot Samitin e “Pact of Free Cities”, me pjesëmarrjen e 20 kryebashkiakëve dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës dhe botës, të cilët ndanë eksperiencat dhe perspektivat mes tyre për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit.

Samitin e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se, sot, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është kthyer në një platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore me projekte interesante arkitektësh prestigjiozë dhe ky është vetëm fillimi i një gjerdani goxha të gjatë veprash mbresëlënëse të kësaj arkitekture.

Rama tha se samite të tilla është e mira që të zhvillohen më shpesh që qytetet europiane mes tyre të ndajnë eksperiencat.

“Kjo aleancë qytetesh jo vetëm që iu vlen, por është gjithnjë e më e domosdoshme sepse gjithmonë e më shumë sipas meje, qytetet do të mbajnë barrën e sfidave të përditshme të njerëzve të kësaj kohe dhe në rast se qeveritë mund të bëjnë diçka më shumë ose diçka më pak është e pamundur që të zëvendësojmë atë që qytetet duhet bëjnë për njerëzit dhe nga ana tjetër është e pamundur që të pretendosh që njerëzit të mjaftohen me çka u ofron qyteti dhe pastaj të kërkojnë gjëra të cilat janë përtej qytetit. Qyteti për njerëzit është shtëpia dhe padyshim që ambicia dhe dëshira e nevoja për ta bërë gjithnjë e më mirë shtëpinë është e pakufizueshme”, tha Rama.

“Uroj shumë që përveç këtij takimi të përbashkët, Tirana të zhvillojë sa më shumë edhe marrëdhënie dypalëshe me të gjitha qytetet e pranishme edhe me të tjera qytete sepse duke pasur këtë jetë të përditshme pavarësisht në cilën pikë gjeografike të Europës, me sfida shumë të ngjashme është edhe mundësia e një eksperience që akumulohet në të njëjtën kohë në shumë vende dhe e të ndarit të sukseseve, por edhe të dështimeve me të tjerët dhe përfitimit nga të tjerët të eksperiencës së tyre në mënyrë që të evitohen sa më shumë dështime ose gabime dhe të shumëfishohen sa më shumë vendime të duhura dhe suksese”, shtoi Rama.

Kryeministri në fund pati dhe një “falënderim personal për Barcelonën dhe Amsterdamin sepse janë dy qytete në të cilat unë kam mësuar shumë dhe besoj se çfarë ne kemi bërë në Tiranë në atë periudhë nuk do ishte aq sa ç’ishte dhe nuk do të kishte shërbyer për të filluar rilindjen e Tiranës nëse nuk do të kishte qenë marrëdhënia dhe komunikimi me Barcelonën dhe Amsterdamin”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller