Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira”, Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira” ka nisur sot punimet në Tiranë, ku të pranishëm janë disa prej kryebashkiakëve të rëndësishëm të Evropës


Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira” ka nisur sot punimet në Tiranë, ku të pranishëm janë disa prej kryebashkiakëve të rëndësishëm të Evropës, ndërsa ky rrjet global qytetesh, i themeluar nga kryebashkiakët e kryeqyteteve të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia) ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.

Të pranishëm në këtë samit janë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, 20 kryetarë bashkish të qyteteve evropiane, si edhe zyrtarë dhe përfaqësues të disa institucioneve në vend.

Në fjalën e tij të hapjes, kryebashkiaku Veliaj përshëndeti kryetarët e bashkive të pranishëm në këtë samit, të cilët ai i cilësoi si individë që kanë transformuar realitetet dhe kulturën e këtij kontinenti.

“Mbi 70-80% e këtyre qyteteve janë pjesë e kulturës së Evropës, por një mirëseardhje të veçantë kam për qytetin e Timishoarës, që është qyteti më i ri në paktin e qyteteve të lira. Një iniciativë e jashtëzakonshme që nisi në vitin 2019 me kryeqytetet e vendeve të Vishegradit, Bratislavën, Budapestin, Pragën dhe Varshavën. Karkiv, qyteti ynë simotër është këtu sot, dhe Tirana po mbështet rindërtimin e Karkivit me shkollën e re që këshilli bashkiak ka aprovuar, bashkë me gjithë iniciativat e tjera për të mbështetur vëllezërit tanë nga Ukraina,” tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj pohoi se “sot jetojmë në një situatë të paprecedentë, ndërsa qeveria është përkushtuar që në këtë samit të flitet për këto tema me kaq interes për kohën”.

“Jemi në Tiranë në një qytet ku unë jam rritur, ku unë kam kujtime nostalgjike, por jo detyrimisht të mira. Kujtime të një varfërie të jashtëzakonshme, të një izolimi. S’kam për ta harruar kurrë 17 dhjetorin se si nisi transformimi pas rënies së Murit të Berlinit dhe si filloi revolucioni demokratik në Ballkan”.

“Kur shoh se si qyteti më i izoluar në Europë është sot Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut, më bën shpresëplotë se qytetet mund të ndryshojnë; vendet, shoqëritë, realitetet mund të ndryshojnë. Çdo gjë është e mundur nëse secili prej nesh merr seriozisht angazhimin tonë për të qenë transformues, inovatorë dhe hapësira të hapura për qytetarët tanë, por të hapura edhe për të tjerë, që vijnë nga vështirësitë që mund të sjellë lufta, ndryshimet klimaterike apo sfidat e jashtëzakonshme ekonomike,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se mezi pret që gjatë këtij samiti të krijohen ura të reja bashkëpunimi mes qyteteve.

“Patëm një takim me dyer të mbyllura për të miratuar atë që quhet Deklarata e Tiranës, një përkushtim dhe angazhim i qyteteve për të qenë më afër njëri-tjetrit, më solidarë, për të qenë qytete të hapura, sidomos ndaj atyre që largohen nga persekutimi, nga lufta, nga vështirësitë ekonomike, për të treguar se, ashtu siç na dëshmoi sot kryetari i Këshillit të Vjenës, se qytetet që investohen në solidaritet dhe në politika sociale janë edhe qytete më të sigurta. Kjo është arsyeja pse nën këtë shembull kemi sot paketën më të madhe sociale të strehimit në Tiranë. Vetëm në thirrjen e fundit kemi 1200 apartamente të reja. Ky është viti i parë ku jo vetëm studentët, por edhe pensionistët, udhëtojnë falas në të gjithë sistemin tonë të transportit publik dhe besoj se secili prej nesh nuk ka nevojë të shpikim rrotën, por të mësojmë nga qytetet më të mira për t’u bërë edhe ne më të mirë në vijim,” përfundoi Veliaj.

Pakti i Qyteteve të Lira është një rrjet global qytetesh ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive. Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë disa panele diskutimi, ku kryetarët e bashkive pjesëmarrëse do të prekin tema si siguria e qyteteve në kohë krizash, qëndrueshmërinë e qyteteve dhe migracioni. Në këtë rrjet bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Brukseli, Frankfurti, Kievi, Londra, Los Anxheles, Milano, Mynihu, Parisi etj.

Ky samit vjen në një moment kur qytetet po kthehen në qendra të rëndësishme të politikave progresive dhe po pozicionohen si zgjidhës të problemeve globale përballë ngurrimit ose ngadalësisë së qeverive kombëtare. Pakti i Qyteteve të Lira (Pact of Free Cities) synon të forcojë bashkëpunimin mes qyteteve, të ndajë praktikat më të mira dhe të sigurojë fonde direkte nga BE-ja për zhvillimin urban.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Manjani: Reforma e re e pensioneve gati në fund të këtij viti, shqetësim plakja e popullsisë

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se në fund të këtij viti parashikohet të…

Global 360

Osmani në Washington, D.C., do të mbajë fjalim si e ftuar speciale në Lutjet Nacionale të Mëngjesit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë, udhëtoi për në Washington, D.C., për…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manjani: Reforma e re e pensioneve gati në fund të këtij viti, shqetësim plakja e popullsisë

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se në fund të këtij viti parashikohet të…