![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/beci.jpg)
Beci: 10 milionë euro për ndërtimin e rrugës Harku i Bërdicës-Ura e Bahçallëkut
Rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut është një nga projektet transformuese për hyrjen në Shkodër.
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/beci.jpg)
Rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut është një nga projektet transformuese për hyrjen në Shkodër.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës u takua sot me banorë e zonës, të cilët janë përfituesit e parë të këtij investimi prej 10 milionë eurosh nga ARRSH dhe qeveria Shqiptare, duke i njohur ata me detajet teknike të projektit.
Ky projekt parashikon ndërtimin e një rruge me 4 korsi dhe ndërtimin e një ure të dytë mbi Drin paralel me urën ekzistuese, e cila do ta zgjidhë problematikën e trafikut në këtë segment rrugor.
“Ky investim shënon fillimin e një faze të re transformimi për Shkodrën”, tha Beci. /