Delegacioni i BE-së: Vijojmë mbështetjen, SPAK ka prodhuar rezultate të prekshme

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi sot se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi.


Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi sot se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi.

Reagimi i BE-së vjen një javë pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për një periudhë 90-ditore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një reagim ekskluziv për Top Channel, Bashkimi Evropian thekson se po parashikon burime të tjera të rëndësishme në ndihmë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vë theksin te rezultatet e SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton se e ka mbështetur Prokurorinë e Posaçme, gjatë këtyre viteve të punës, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

“BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për Reformën në Drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Po ashtu, konfirmohet se burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro. SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, thuhet në reagimin e BE-së për Top Channel.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Transformim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Transformim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025”.