Denaj: Garanci Sovrane për nxitjen e kreditimit të bujqësisë

Qeveria po punon për vënien e një Garancie Sovrane për të mbështetur financimin e bujqësisë brenda këtij viti.


Qeveria po punon për vënien e një Garancie Sovrane për të mbështetur financimin e bujqësisë brenda këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në tryezën e diskutimit me temë: “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”, që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ku tha se, “jemi të angazhuar të mbështesim bujqësinë si një sektor i rëndësishëm që angazhon 33% të forcës së punës në zonat rurale dhe kontribuon ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto”.

Ministrja Denaj vuri në dukje se, eksportet bujqësore janë rritur me 10,5% në sasi dhe 11,09% në vlerë në 10 vitet e fundit duke shënuar vlerën 471 mijë tonë produkteve të eksportuara me vlerë 532 milionë euro në fund të vitit 2024.

“Eksportet janë rritur mesatarisht me 10,55% në sasi dhe 11,09% në vlerë në 10 vitet e fundit, duke arritur nivelin e 471 817 tonë dhe vlerën prej 53 287 milionë lekësh në fund të 2024. Vetëm në vitin e fundit kemi një rritje në sasi me gati 21% krahasuar me vitin 2023, kryesisht në vendet e BE-së, duke synuar jo vetëm tregje elitare, por përtej këtyre tregjeve edhe numrin e konsiderueshëm rreth 30 tregje ku produktet tona shqiptare tregtohen”, tha Denaj

Sipas saj, “ka patur rritje me dyfish të sipërfaqes së kultivuar në serra, duke arritur në 2200 ha, por duke u nisur nga 1000 ha në 2015. Ky është një hov shumë cilësor përgjatë zinxhirit të prodhimit, i cili nuk mund të ndërpritet për vijueshmërinë në vitet e ardhshme. Përmirësim i infrastrukturës ruajtëse, magazinuese dhe përpunuese, duke mundësuar jo vetëm një standard më të lartë në sigurinë ushqimore të produktit, por edhe vendosur kohën e përshtatshme të daljes në treg. Rritja e automatizimit dhe implementimi i investimeve inovative, duke ulur koston e prodhimit dhe zvogëluar riskun e fuqisë punëtore kur ajo shfaqet”, tha Denaj.

Duke folur për agroturizmin, Denaj tha se rritja e strukturave akomoduese në agroturizëm, ka nxitur jo vetëm punësim të të rinjve dhe grave në zonat rurale, por edhe rivitalizim të tokës bujqësore.

“Sot, një agroturizëm sot angazhon 22 familje dhe 11 ha tokë në funksion të një aktiviteti vjetor në rritje. Kjo sigurisht, falë punës së palodhur të të gjithë të angazhuarve në sektor, por edhe mbështetjes së qeverisë me subvencione dhe grante, si dhe mbështetjes nga programet IPARD të Bashkimit Evropian dhe asistenca teknike e ofruar nga shumë donatorë të angazhuar në sektor çdo ditë”, tha Denaj.

Denaj tha se qeveria po punon për krijimin e një skeme të garancisë sovrane. “Garancia Sovrane që propozojmë dhe diskutojmë me ju, mendohet se do të mbulojë 70% të principalit të kredive, të cilat janë në dispozicion të bankave dhe institucioneve financiare.

Ky fond i garancisë parashikohet të fokusohet posaçërisht në pesë fusha kryesore të zhvillimit të sektorit bujqësor: Sigurimin në vijueshmëri të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, duke mbështetur ndërtimin e më shumë sipërfaqeve me serra dhe stabilimente të prodhimit të mishit dhe infrastrukturë akuakulture; Investime që nxisin mekanizimin dhe inovacionin; Investime që nxisin prodhimin agroushqimor; Investime në infrastrukturë agroturistike të certifikuara”, thekson Denaj.

Ministrja e Bujqësisë tha se, investimet në sektorin e bujqësisë kanë treguar rentabilitet dhe qëndrueshmëri përgjatë viteve të fundit.

Denaj shtoi se “falë edhe asistencës dhe kërkesës në rritje për cilësi dhe përshtatshmëri me kriteret e BE-së. Aktualisht, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke ndjekur 3 kapitujt: 11, 12 dhe 13 dhe tregje shumë të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejtë me sigurinë ushqimore, atë të shëndetit të bimëve dhe kafshëve dhe të kontrollit zyrtar. Pikërisht, janë këto hapa domethënës të përafrimit të legjislacionit, i cili sigurisht në momentin e transpozimit të ligjit nga bizneset do të kërkojë posaçërisht një vëmendje më të madhe në investime në aktivitete fikse dhe një mbështetje më të madhe me akses në financë”, tha ajo.

“Zhvillimi natyral ekonomik, i vënë nën presion aktualisht si nga kërkesa në rritje për eksporte, por edhe nga konsumi i brendshëm në rritje, si rezultat i rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë, ka nevojë për mbështetje reale të zhvillimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për të nxitur investimet cilësore dhe të ofrojë një zhvillim bujqësor të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm”, nënvizoi Denaj.

“Hapim një dritare mundësie për të gjithë bizneset në këtë sektor për të patur tek bankat e nivelit të dytë, sikurse edhe tek qeveria dhe te të gjithë aktorët një mundësi të artë për ta zhvilluar dhe për ta patur këtë moment zhvillimi një hap cilësor drejt Shqipërisë 2030, Shqipërisë drejt integrimit europian”, përfundoi Denaj.

Investimet strategjike deri në 2026, Gonxhja: Rritje me 2,7 miliardë euro e investimeve

Parashikim rritje me mbi 24 mijë vendet e reja të punës

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimet strategjike deri në 2026, Gonxhja: Rritje me 2,7 miliardë euro e investimeve

Parashikim rritje me mbi 24 mijë vendet e reja të punës