Investimet strategjike deri në 2026, Gonxhja: Rritje me 2,7 miliardë euro e investimeve

Parashikim rritje me mbi 24 mijë vendet e reja të punës


Shtyrja me 2 vjet e afatit të ligjit për investimet strategjike, parashikon të rrisë me 2,7 miliardë euro investimet në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rrisë me mbi 24 mijë vendet e reja të punës.

Në një postim sot në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, “afati për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë” është shtyrë deri më 31 dhjetor 2026”.

Sipas tij, ky vendim i miratuar nga Kuvendi u jep kohë dhe mundësi të reja investitorëve për të aplikuar sipas ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” dhe për të ndërmarrë investime të rëndësishme në sektor potencial të ekonomisë së vendit.

Gonxhja u shpreh se ky ligj sjell: Monitorim më të rreptë të projekteve për më shumë siguri dhe zbatim; Kuadër ligjor të përmirësuar për më shumë transparencë dhe efikasitet si dhe mbështetje të dedikuar për investitorët e huaj dhe vendas.

Vlera e parashikuar nga këto investime parashikohet të shkojë në 2,7 miliardë euro dhe të hapë 24 323 vende të reja pune dhe 2 miliardë euro fluks i pritshëm investimesh të huaja direkte.

Ndër sektorët prioritarë janë turizmi (75% e vlerës së investimeve strategjike vijnë nga investitorë të huaj), energjia dhe infrastruktura me fokus projekte inovative dhe të qëndrueshme.

“Ky ligj, jo vetëm që krijon një klimë më të favorshme për investitorët, por edhe forcon perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit. Me një kuadër të përmirësuar ligjor dhe një angazhim të shtuar për transparencë dhe efikasitet, Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion konkurrues për investimet strategjike”, tha Gonxhja.

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…