Rama vizitë dyditore në Spanjë, do të pritet në audiencë nga Mbreti Felipe VI

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore në Madrid, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”.


Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”.

Ky është një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, në nisje të vizitës Kryeministri Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin Rama.

Agjenda e vizitës, datë 7 shkurt 2025:

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI

10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “World Law Congress Albania 2027”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.