Shërbim Shëndetësor në Banesë, Koçiu: Shtrihet në 356 qendra shëndetësore, 58 700 vizita vitin e kaluar

Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë vijojnë të zgjerohen në të gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të moshuarve dhe pacientëve kronikë që e kanë të vështirë të paraqiten në qendrat shëndetësore.


Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë vijojnë të zgjerohen në të gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të moshuarve dhe pacientëve kronikë që e kanë të vështirë të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar sot se “ky program po shtrihet në 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 356 qendra shëndetësore, duke mundësuar mbi 58,700 vizita dhe procedura vetëm gjatë vitit 2024, për rreth 5,200 pacientë”.

Ministrja Koçiu ka përcjellë me anë të një postimi në rrjetet sociale, historinë e të moshuarës Lirie Tasha që prej 10 vitesh merr Shërbimin Shëndetësor në Banesë në Durrës, nga ambulanca ST.Zotkenik Xhafzotaj.

“Falë këtij shërbimi, ajo ka siguruar kujdesin e nevojshëm pa pasur nevojë të largohet nga shtëpia”, thotë Koçiu.

“Përkujdesja jonë ka qenë maksimale, sistematikisht e kemi vizituar në çdo dy javë në shtëpi dhe e kontrolluar. E moshuara ka rreth 10 vjet që kurohet brenda skemës së rimbursimit, ndërsa si nënë Liria marrin shërbim 25 pacientë në ambulancën tonë”, shprehur mjeku i ambulancës ST.Zotkenik Xhafzotaj.

Djali i të moshuarës shprehet se stafi mjekësor vjen çdo 10-15 ditë për të vizituar nënën e tij, me përkushtim maksimal.

“U kemi telefonuar edhe në 12 të natës dhe na janë përgjigjur”, thotë ai.

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…