Spiropali, takim me Forumin për Europën Lindore dhe Qendrore të Parlamentit të Saksonisë
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë Forumin për Europën Lindore dhe Qendrore të Parlamentit të Saksonisë.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë Forumin për Europën Lindore dhe Qendrore të Parlamentit të Saksonisë.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Spiropali u shpreh gjatë takimit se marrëdhëniet mes dy vendeve jetësohen edhe nëpërmjet bashkëpunimit me qeveritë e landeve dhe forumet parlamentare, të përbërë nga parlamentarë, politikanë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë.
Burimi ATSH