Veliaj me kryebashkiakun e Rijekës: Të rrisim qytetet tona, duke parë nga e ardhmja

Në vijim të samitit “Pakti i qyteteve të lira”, i cili mblodhi në Tiranë shumë kryebashkiakë e përfaqësues vendorë të Europës, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij nga Rijeka, Marko Filipovic.


Në vijim të samitit “Pakti i qyteteve të lira”, i cili mblodhi në Tiranë shumë kryebashkiakë e përfaqësues vendorë të Europës, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij nga Rijeka, Marko Filipovic.

Veliaj vuri në dukje faktin se qyteti kroat Rijeka ka mbajtur më herët titullin Kryeqyteti Europian i Kulturës, dhe se Tirana do të ishte e nderuar të mësojë më shumë nga ky qytet, këtë vit që kryeqyteti shqiptar mban të njëjtin titull.

“Kemi shumë për të mësuar nga Rijeka, sepse ky qytet ka qenë më herët kryeqyteti europian i kulturës, kurse Tirana është këtë vit Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, ndaj mezi pres një bashkëpunim sidomos në fushën e kulturës, turizmit, në punët e së ardhmes, dhe se si mund t’i rrisim qytetet tona, duke parë nga e ardhmja”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Rijekës, Marko Filipovic tha se qyteti që ai drejton ka kënaqësinë të mësojë nga qytete me vlerë si Tirana.

“Samiti “Pakti i qyteteve të lira” na jep mundësinë të bashkëpunojmë me shumë qytete të Europës, por edhe në mbarë botën. Dua të falënderoj kryebashkiakun e Tiranës për mikpritjen dhe mundësinë për të mësuar nga njeri-tjetri. Kjo, jo vetëm sa u përket praktikave më të mira, por edhe vlerave që ne përfaqësojmë në kontekstin europian. Jam shumë i lumtur të ndaj disa nga eksperiencat që ne kemi pasur në rrugëtimin tonë për t’iu bashkuar BE dhe besoj se vënia e tyre në praktikë do të sigurojë, po ashtu, të njëjtin sukses këtu në Shqipëri “, tha Filipovic.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”