Balla me deputetët e Landit të Saksonisë: Gjermania, një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, takoi deputetë të Forumit Parlamentar Për Evropën Lindore dhe Qendrore të landit gjerman të Saksonisë.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, takoi deputetë të Forumit Parlamentar Për Evropën Lindore dhe Qendrore të landit gjerman të Saksonisë.

Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh politik, rritja e tij edhe në nivel të landeve, procesi i Berlinit dhe integrimi europian, zhvillimi i turizmit dhe ftesa për bizneset gjermane për të investuar.

Ministri Balla vlerësoi faktin se Gjermania ka qenë një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin dhe ka iniciuar Procesin e Berlinit, ndërsa është e përfshirë aktivisht në bashkëpunimin për zhvillim përmes GIZ-it në të gjitha vendet e rajonit.

“Shprehim mirënjohjen më të madhe ndaj Gjermanisë dhe, në veçanti, të gjithë spektrit politik në Bundestag, për mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht për rolin proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë”, deklaroi ministri Balla në takimin me deputetët nga landi i Saksonisë.

Balla vlerësoi rolin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si një shenjë e vëmendjes së veçantë të Gjermanisë për rajonin.

Burimi ATSH

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…