Dhjetëra vende dënojnë sanksionet e SHBA-së ndaj ICC-së

Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë nga 125 vendet anëtare të ICC-së.


Një deklaratë e përbashkët e lëshuar sot nga 79 vende që janë palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) rikonfirmoi mbështetjen e tyre të palëkundur për gjykatën globale në Hagë.

Deklarata erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër për të vendosur sanksione ndaj stafit të ICC-së për veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatin e saj Izraelin.

“Masa të tilla rrisin rrezikun e mosndëshkimit për krimet më të rënda dhe kërcënojnë të minojnë shtetin ndërkombëtar të së drejtës – i cili është vendimtar për promovimin e rendit dhe sigurisë globale”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë nga 125 vendet anëtare të ICC-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk e kanë njohur kurrë juridiksionin e gjykatës.

“Gjykata është një një shtyllë jetike e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se sanksionet mund të “minojnë rëndë” hetimet në zhvillim dhe të çojnë në mbylljen e zyrave në terren të ICC-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…