Ekipi i reagimit ndaj incidenteve kibernetike, shkëmbim eksperiencash me CERT

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike


Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike, gjatë një diskutimi me drejtuesin e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa dhe përfaqësues të ekipeve kombëtare të reagimit ndaj incidenteve kibernetike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Përfaqësues të ekipeve kombëtare të reagimit ndaj incidenteve kibernetike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në një trajnim dhe shkëmbim eksperiencash me CERT-in e Polonisë.

Sipas njoftimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, aktiviteti, i organizuar nga DCAF me mbështetjen e GIZ, kishte si synim forcimin e kapaciteteve teknike dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave kibernetike.

Në fjalën e tij, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për të rritur aftësitë teknike dhe përmirësuar reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Ai falënderoi DCAF, GIZ dhe CERT-in e Polonisë për mbështetjen dhe mundësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira, duke theksuar se iniciativa të tilla ndihmojnë në forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar dhe rajonal.

Si mbështetës i programit, i pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, i cili vlerësoi progresin e Shqipërisë në këtë fushë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për adresimin e kërcënimeve kibernetike.

Shkëmbimi i eksperiencave mes ekipeve të sigurisë mbetet thelbësor për përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe ndërtimin e një qasjeje të qëndrueshme ndaj sfidave kibernetike në rajon.

Burimi ATSH

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…