Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, diskutim në Shkodër me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit për Shqipërinë 2030 në BE”, zhvilloi forumin e tetë të dialogut me studentë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Shkodër.


Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit për Shqipërinë 2030 në BE”, zhvilloi forumin e tetë të dialogut me studentë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Shkodër.

Takimi u zhvillua në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku rreth 45 pjesëmarrës, u njohën me analizën e realizuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë (GENL) për shtyllën e “Sundimit të ligjit”, metodologjinë e përdorur prej tyre për skanimin e situatës në drejtim të mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit, masat dhe mekanizmat e sugjeruara prej ekspertëve për tu bërë pjesë e Planit kombëtar të veprimit, për të cilin po zhvillohen forumet e dialogut në disa qytete të vendit.

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj dhe Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Irma Baraku gjatë takimit vlerësuan përfshirjen e universiteteve lokale në procesin e reformave që do të ndërmarrë vendi në kuadrin e integrimit, si dhe nënvizuan rëndësinë e përfshirjes në diskutim të të rinjve, botës akademike dhe shoqërisë civile në diskutimin mbi rolin e Kuvendit dhe nevojën për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së procesit legjislativ.

Anëtarja e Komisionit të Posaçëm, deputetja, Klotilda Bushka, bëri një përmbledhje të nevojës së ngritjes dhe punës së deritanishme të Komisionit të Posaçëm, analizës së gjerë profesionale të bërë nga GENL lidhur me shtyllën e “Sundimit të ligjit”, nevojën për rritjen e rolit mbikëqyrës dhe monitorues të Kuvendit për të siguruar eficencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve të pavarura, përputhshmërinë e procesit të emërimeve të drejtuesve të institucioneve me parimet e meritokracisë dhe transparencës, etj.

Bushka ftoi të pranishmit të përfshiheshin dhe të ishin sa më aktiv në diskutime, pasi sugjerimet e marra nga forumet e dialogut do të shërbejnë për përmirësimin e mëtejshëm të Planit Kombëtar të Veprimit, për të cilin po punohet nga ekspertët e GENL.

Emilio Çika, pedagog pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, gjatë prezantimit u ndal në sfidat, problematikat dhe gjetjet e ekspertëve lidhur me rolin mbikëqyrës të Kuvendit, brenda kompetencave kushtetuese, për të siguruar eficencën, transparencën, përgjegjshmërinë e institucioneve të pavarura për të ushtruar funksionet e tyre në shërbim të publikut; nevojën për përmirësimin e mbikëqyrjes parlamentare përmes dëgjesave më të shpeshta dhe krijimit të një kuadri të rregullt për të monitoruar veprimet e qeverisë; rikonfigurimin dhe zgjerimin e
platformës ndërinstitucionale on-line për të përmirësuar transparencën dhe qasjen publike; detyrimin e institucioneve që nxjerrin rekomandime, për të paraqitur dhe publikuar raporte periodike mbi progresin e zbatimit të rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit; rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe medias në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve; nevojën për disa përmirësime në zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të pavarura, për të cilët mbeten ende sfida lidhur me meritokracinë, transparencën dhe konsensusin politik, etj.

Përfaqësuese e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Ilvana Dedja bëri një prezantim të sfidave, problematikave, si dhe rekomandimet kryesore të dhëna nga ekspertët pas analizës së treguesve të efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit. Disa nga sugjerimet e paraqitura nga ekspertja lidheshin me: rritjen e kapaciteteve të komisioneve parlamentare; forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së Kuvendit për zbatimin e ligjeve që miraton; përforcimin e sistemit të llogaridhënies për deputetët; rritjen e transparencës financiare për të adresuar problemet me menaxhimin e fondeve publike që përfiton Kuvendi; shmangien e miratimit të akteve normative për ndryshime të vazhdueshme të ligjit vjetor të buxhetit; rritjen e kapaciteteve administrative, etj.

Më pas, përmes një bashkëbisedimi me të pranishmit ekspertët dhe Bushka iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra pjesëmarrësit lidhur me nevojën e rritjes së integritetit të drejtuesve të institucioneve të pavarura, gjetjen e mekanizmave të duhur për forcimin e institucioneve të pavarura dhe rritjen e besimit të publikut në to; nevojën për përfshirjen sa më shumë të qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin legjislativ çka do të ndihmojë në rritjen e besimit tek Kuvendi; mbështetjen e grupeve të ndryshme shoqërore për tu përfshirë sa më shumë në vendimmarrje.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Rama: Sinjal mjaft i fortë besimi

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë…

Global 360

Dhjetëra vende dënojnë sanksionet e SHBA-së ndaj ICC-së

Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë nga 125 vendet anëtare të ICC-së.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Rama: Sinjal mjaft i fortë besimi

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë…