Mbi 20 kontrata për zhvillimin e turizmit elitar: Rama: Shpresoj të kemi më shumë marka spanjolle

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se janë nënshkruar mbi 20 kontrata për ndërtimin e resorteve turistike dhe se më shumë kompani të njohura do të investojnë në vend.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se janë nënshkruar mbi 20 kontrata për ndërtimin e resorteve turistike dhe se më shumë kompani të njohura do të investojnë në vend.

Në fjalën e tij, pas nënshkrimit të marëveshjes për mbajtjen e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, në Tiranë, Rama theksoi se ka gjithmonë e më tepër turistë spanjollë që vizitojnë Shqipërinë, ndërsa u bëri thirrje kompanive spanjolle të vijnë dhe të investojnë në sektorin e turizmit.

“Historia midis Spanjës dhe Shqipërisë është përcaktuar me Spanjën duke mos qenë shumë e interesuar në pjesën tonë të Evropës historikisht, por tashmë jemi të lumtur që shohim “Melia”-n, e cila po lulëzon territorin tonë turistik. Janë nënshkruar më shumë se 20 kontrata, do të kemi shumë hotele “Melia” në Shqipëri, që është një ogur i mbarë dhe shpresoj që do të kemi më shumë marka spanjolle dhe më shumë kompani spanjolle që do të vijnë tek ne, ndërkohë që ka gjithmonë e më tepër turistë spanjollë që vijnë”, tha Rama.

Rama veçoi ndër karakteristikat shqiptare, mikpritjen, duke nënvizuar se miku është i shenjtë në secilën shtëpi që troket.

“Verën e kaluar, turistët spanjollë ishin veçanërisht të lumtur në Shqipëri, sepse ndodhi që Spanja luante në Kampionatin Evropian dhe iu desh po kështu edhe “të rrihte” Shqipërinë. Në shumë sheshe ku ndeshja transmetohej në televizion, turistët spanjollë u habitën vërtetë që në fund tifozët shqiptarë duartrokitën ekipin spanjoll, edhe pse “u rrahën” prej tyre. Kështu e kuptojmë ne mikpritjen, miku vjen gjithmonë i pari dhe siç është i shkruar në kanunin tonë të parë, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, pra, po të duash të ndihesh Perëndi ndonjëherë, eja në Shqipëri dhe ta kuptosh se ç’do të thotë”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…