Netanyahu: Të gatshëm ‘të bëjmë punën’ për të zbatuar planin e Trump për Gazën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur planin e presidentit Trump për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur planin e kritikuar gjerësisht të presidentit amerikan Donald Trump për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës i goditur nga lufta, duke thënë se Izraeli është i gatshëm të “bëjë punën”.

Në një intervistë për “Fox News” të transmetuar dje në mbrëmje, ndërsa kryeministri po përfundonte një vizitë në Uashington, Netanyahu mbrojti propozimin e Trump, i cili ka ngjallur shqetësim në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në botë.

“Unë mendoj se propozimi i presidentit Trump është ideja e parë e re ndër vite dhe ka potencialin të ndryshojë gjithçka në Gazë”, tha Netanyahu, duke shtuar se ai përfaqëson një “qasje korrekte” për të ardhmen e territorit palestinez.

“Ajo që Trump po thotë: ‘Unë dua të hap portën dhe t’u jap atyre një mundësi për t’u zhvendosur përkohësisht, ndërsa ne e rindërtojmë vendin fizikisht’”, tha Netanyahu.

Izraeli pushtoi Rripin e Gazës në vitin 1967 dhe dislokoi një prani ushtarake në territor deri në vitin 2005, kur kolonët dhe trupat e tij u tërhoqën.

Më pas, ai vendosi një bllokadë gjymtuese në territorin e sunduar nga Hamasi dhe e vendosi atë nën rrethim pas fillimit të luftës në tetor 2023.

Izraeli dhe grupet e armatosura në Gazë kanë luftuar disa luftëra në vitet e fundit, por kinflikti i fundit – i shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael në vitin 2023 – ka qenë më vdekjeprurës dhe më shkatërrues.

Për palestinezët, çdo përpjekje për t’i detyruar ata të largohen nga Gaza do të ngjallte kujtime të errëta të asaj që bota arabe e quan “Nakba”, ose katastrofë – zhvendosjen masive të palestinezëve gjatë krijimit të Izraelit në 1948.

“Të gjithë e përshkruajnë Gazën si burgun më të madh të hapur në botë”, tha Netanyahu.

“Nxirreni popullatën jashtë, lejojini të largohen. Jo dëbim me forcë, jo spastrim etnik – nxjerrja e njerëzve nga ajo që të gjitha këto vende dhe të gjithë këta dashamirës thonë se është një burg i hapur. Pse po i mbani në burg?”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”