Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale


Nga Odise Kote

Shkrimtarët …

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale, të denjë për tu lexuar në kohësi. Ky kapërcim, është proces i ndërlikuar që i ngjan sfilitjeve, vuajtjeve pambarim, përgjakjeve të kalimit prej errësirës në dritë …

Pas botimit të njē kritike, për një roman serioz, të vlertë, të kohëve të fundit, (vetë autori i vlerësuar u çudit, e quajti guxim intelektual, mirësi, faktin që një shkrimtar shkruan kaq pozitivisht për tjetrin!!!), në inboxsin e what’s up – in tim ia behën mesazhet “me mjaltë e helm” prej shumë shkrimtarëve, kritikëve etj, etj. Përmbledhtas ata qortonin: Si publikove ti një kritikë kaq dashamirëse e promovuese, kur vetë je shkrimtar më i mirë se ai tjetri …? Romanet e tua janë … Përse nuk e ka bërë më parë këtë gjë ai për ty? Etj…etj …

Unë e njoh mirë, e kam parë nga të gjithë cepat fshatin tonë tē vogël letrar. Në diell dhe në shi. Njoh dhe juritë atrofike që nuk lexojnë as pesë librat e “selektuara” për çmim kombëtar. Kam lexuar gazeta që për një javë botojnē shtatë shkrime për një autor që lexuesit as që e kanë idenë çfarë Teksti letrar ka shkruar ai. Disa të tjerë me financime tē dyshimta??? botojnë antologji krejt të çuditshme, larg përzgjedhjes sipas ligjësive estetike, shkollave letrare të shkrimtarësisë. Shkurt: shpesh kritika e hedh dritën e promovimit të saj jo në vlerat e duhura, por në klientelizëm, krahinarizëm e qoka. (Nuk ka faj drita pse vepra që ndriçohet është mediokre!)

Unë besoj se një shoqëri, që të jettë e shëndetshme, e pjekur kulturalisht duhet doemos të ketë Institucionet, revistat, shtypin e specializuar, mediat dhe sidomos kritikën serioze për të sfiduar furitë relativizuese, aleancën e frikshme në rritje, aleancën antilibër, antiart. Në kushtet e mungesës së tyre, vetē shkrimtarët duhet të ruajnë e zhvillojnë tri dimensione kulturore – estetike:
1- Entuziazmin intelektual. Shkrimtarët e artistët duke kapërcyer egoizmin duhet të shkruajnë e promovojnë çdo vepër a botim të ri me vlerë, duke i bërē ato festa artistke për publikun.
2- Solidaritetin intelektual. Përballë furisë së shoqërisê së konsumit, paditurisë në rritje, urisë sê rrjeteve sociale, analfabetizmit funksional, agresionit digital, qëndrueshmëria e vlerave të mirëfillta merr rëndësi tê dorês sê parē.
3- Ballafaqimin dhe analizën e vlerave, Teksteve Letrare sipas koncepteve estetike e dimensionit krahasimor. Ky dimension është sipas meje përcaktues për ecurinë e letërsisë e të artit.

Nëse mungon kjo traditē, ne duhet ta krijojmë atë. E kemi mençurinë!

Të gjitha, pasi mungesa serioze e tyre, shpesh e lë shkrimtarin në udhëkryq, tē dëshpëruar, të pambrojtur, të thyer, nën shiun mediokër tē ziliqarëve, llumin e kafeneve, rrugëve gjithë gropa. Shkrimtarët duhet të mbrojnë e të rrisin njëri tjetrin!
(Kjo është dhe një përgjigje për të gjitha mesazhet me “mjaltë e helm” në inboxsin e what’up-in personal).

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e stadiumit “Myslym Koçi”

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe…

Global 360

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e stadiumit “Myslym Koçi”

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe…