Vizita zyrtare në Mal të Zi, Begaj takon shqiptarët në Tuz

Presidenti i Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Malin e Zi.


Presidenti i Bajram Begaj vizitën zyrtare dyditore në Malin e Zi e nisi me një takim me shqiptarët në qytetin e Tuzit.

Begaj në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga vizita në Tuz, ku vendosi edhe një kurorë me lule në bustin e heroit kombëtar të shqiptarëve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“E nisa vizitën me një takim me vëllezërit dhe motrat e Tuzit, të cilët më pritën me “Vallen e Mejdanit” në sheshin ku prej 28 nëntorit të vjetshëm hijeshon busti i heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tha Begaj.

Presidenti i Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Malin e Zi. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Begaj do të pritet nga homologu i tij në Malin e Zi Jakov Milatović.

Axhenda parashikon gjithashtu vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin, Tuz dhe Guci si dhe takime me autoritetet më të larta të tyre si dhe me përfaqësuesit politikë të gjithë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”