
Guardia di Finanza italiane dhuron dy mjete lundruese për Policinë Kufitare
Guardia di Finanza italiane dhuroi sot dy mjete lundruese për Policinë Kufitare.

Guardia di Finanza italiane dhuroi sot dy mjete lundruese për Policinë Kufitare.
Në ceremoninë e dhurimit të këtyre dy mjeteve ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu si dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli.
Kreu i DPD-së, Gazheli në takimin që pati me komandantin e përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Andrea De Gennaro, vlerësoi asistencën e dhënë për administratën doganore, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Guardia di Finanza-s dhe Agjencinë e Doganave dhe Monopoleve Italiane firmosur në prill 2024 në Tiranë, si dhe të projektit “Adriacustom”.
Nga ana e tij, edhe komandanti De Gennaro vlerësoi stadin e lartë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis administratave respektive.
Të dy drejtuesit e lartë shprehën gatishmërinë për vijimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi me qëllimin e vetëm, për të bërë sa më të sigurta brigjet tona detare.