“Paketa e maleve”, Duma: Nxitje zhvillimit ekonomik në 100 fshatra

Zv.ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma tha se “projektligji “Për paketën e maleve” synon nxitjen e zhvillimit ekonomik në 100 fshatrat, përmes tërheqjes së investimeve që do të gjenerojnë punësim, përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës dhe mbrojtjen e ekosistemeve


Zv.ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma tha se “projektligji “Për paketën e maleve” synon nxitjen e zhvillimit ekonomik në 100 fshatrat, përmes tërheqjes së investimeve që do të gjenerojnë punësim, përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës dhe mbrojtjen e ekosistemeve”.

I pranishëm në Komisionin e Kuvendit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, gjatë shqyrtimit të projektligjit, Duma vuri në dukje se, paketa e maleve ka për qëllim t’u japë zgjidhje ligjore specifikave që paraqet situata aktuale me pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat malore.

Gjithashtu, vijoi ai, synon kalimin e pronësisë mbi pasuritë shtetërore në këto zona, të poseduara pa titull pronësie prej subjekteve private, në funksion të zhvillimit të tyre.

Sipas tij, pr/ligji përcakton një sërë lehtësisht për investitorët që do të bëhen pjesë e kësaj pakete.

“Kështu, parashikohet shpallja e zonave malore me përparësi zhvillimi; zhvillimi i pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit; kalimi i pronësisë nëpërmjet shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, certifikata e pronësisë do të merret vetëm pasi të ketë përfunduar projekti i zhvillimit, ndërsa 500 subjektet e para që do të investojnë në ekonomin malor do të përjashtohen nga katër taksa, si përjashtimi i tatimit për një periudhë 10-vjeçare, përjashtimi nga taksa e infrastrukturës, taksa e pasurive të paluajtshme dhe TVSH-ja”, u shpreh Duma.

Në interesim të deputetëve të opozitës në komision nëse ky pr/ligj vjen i mbivendosur me pr/për investimet strategjike, Duma shpjegoi se paketa e maleve i adresohet poseduesve të tokës që nuk janë pronarë të tokës, të cilët mund të bëjnë investime që me ligjin e investimeve strategjike nuk arrijnë t’i bëjnë dot.

“Investimet do të kryhen në zonat malore me përparësi zhvillimi që miratohen nga bashkitë dhe programi 100 fshatrave nuk ka mbaruar dhe kjo paketë nxit investiorët të shtojnë sipërmarrjet në fshat”, theksoi Duma.

Pas shqyrtimit, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi projektligjin “Për paketën e maleve”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për…