Votimi nga jashtë, mbi 184 mijë kërkesa për regjistrime, 117 016 të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 35 482, më pas vijnë qarqet Fier me 24 604 kërkesa, Durrës me 19 587, Elbasan me 18 596 etj.


Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë që kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar ka arritur shifrën 184 040, nga të cilat 181 752 janë shqyrtuar, ndërsa deri sot, në orën 19:25, janë miratuar 117 016 kërkesa.

Sipas të dhënave janë refuzuar 64 734 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 109 052 kërkesa, ndërsa femrat janë 74 989.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 70 437, e ndjekur nga Greqia me 51 564, Gjermania me 20 994, si dhe nga SHBA me 12 622.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 35 482, më pas vijnë qarqet Fier me 24 604 kërkesa, Durrës me 19 587, Elbasan me 18 596 etj.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Burimi ATSH

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Për t’ju dhënë shqiptarëve pasaportën e BE-së, na duhet mandati i katërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mund të sigurojmë çdo shqiptari dhe shqiptareje pasaportën evropiane të Shqipërisë 2030 brenda kësaj…