Avantazhet konkurruese në sektorë strategjikë, zv.ministrja Rama pret deputetë të landit të Saksonisë

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama priti sot në një takim një delegacion me deputetë të Forumit Parlamentar për Evropën Lindore dhe Qendrore të landit gjerman të Saksonisë.


Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama priti sot në një takim një delegacion me deputetë të Forumit Parlamentar për Evropën Lindore dhe Qendrore të landit gjerman të Saksonisë.

Përgjatë takimit u theksuan mundësitë që ofron Shqipëria lidhur me perspektivat dhe avantazhet konkurruese në sektorë prioritarë dhe strategjikë të ekonomisë.

Gjithashtu u diskutua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, mbështetja e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit teknik, integrimi europian, zhvillimi i turizmit dhe ftesa për bizneset gjermane për të investuar, duke përmendur përfshirjen e Gjermanisë në bashkëpunimin për zhvillim përmes GIZ-it në Shqipëri.

Rama theksoi prioritetet e MEKI-t lidhur me nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe landin e Saksonisë, si një ndër partnerët e rëndësishëm ekonomik, tregtar, social dhe kulturor të vendit tonë.

Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve gjatë vitit 2024 llogariten 86,3 miliardë lekë. Eksportet llogariten 22 miliardë lekë, ndërsa importet 64,3 miliardë lekë.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.