Dita e Internetit të Sigurt, Tafa: Siguria kibernetike nuk njeh kufij, nevojitet bashkëpunim i ngushtë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi një takim rajonal mbi sigurinë kibernetike


Me rastin e Ditës së Internetit të Sigurt dhe në kuadër të kryesimit të Tiranës për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi një takim rajonal mbi sigurinë kibernetike. Ky event mblodhi përfaqësues nga 13 vende pjesëmarrëse të SEECP-së dhe organizata ndërkombëtare, duke vënë në qendër të diskutimit sfidat kibernetike dhe forcimin e bashkëpunimit për një hapësirë digjitale më të sigurt.

Drejtori i AKSK, Igli Tafa, theksoi se siguria kibernetike nuk është më një çështje që mund të trajtohet individualisht nga secili shtet, por një sfidë që kërkon koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai vuri në dukje se sulmet ndaj një vendi mund të kenë pasoja zinxhir për të gjithë ekosistemin digjital rajonal. “Për këtë arsye, ndarja e informacionit mbi kërcënimet, ngritja e mekanizmave të përbashkët dhe investimi në sigurinë kibernetike nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri”, u shpreh ai.

Antonela Dhimolea, Koordinatore Kombëtare për SEECP, vuri theksin tek harmonizimi i politikave të sigurisë kibernetike me ato të BE-së dhe NATO-s si një hap kyç për adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë digjitale.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Arslan Umut Ergezer, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndarjes së eksperiencave për të përmirësuar sigurinë digjitale dhe rritur besimin e qytetarëve në institucionet publike. “Kërcënimet janë reale, por po ashtu janë edhe zgjidhjet. Duke forcuar bashkëpunimin dhe ndarjen e njohurive, mund të ndërtojmë një rajon më të sigurt dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ai.

Gjatë tryezës së diskutimit, pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe strategjitë mbi ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet dhe forcimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe akademisë.

Takimi u përmbyll me një angazhim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e përpjekjeve me standardet globale të sigurisë kibernetike, duke mbështetur integrimin e vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së në kuadrin e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Begaj në Mal të Zi, takime me përfaqësues të shqiptarëve në qeveri dhe parlament

Kreu i Shtetit diskutoi me ta për forcimin politik të faktorit shqiptar në Malin e Zi dhe zhvillimin ekonomik të…

Global 360

Kosova mbajti zgjedhje të qeta, misioni i KiE kritikon qeverinë për gjuhën negative kundër medieve

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga KiE, Nathalie Loiseau, ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj në Mal të Zi, takime me përfaqësues të shqiptarëve në qeveri dhe parlament

Kreu i Shtetit diskutoi me ta për forcimin politik të faktorit shqiptar në Malin e Zi dhe zhvillimin ekonomik të…