
Festa e Fenerëve e CMG-së!
Festa e Fenerëve e Kinës, një festë tradicionale me histori prej mëse 2000 vjetësh

Festa e Fenerëve e Kinës është një festë tradicionale me histori prej mëse 2000 vjetësh.
Këtë vit ajo festohet, në 12 shkurt 2025.
Ajo njihet si “Yuan Xiao Jie” dhe festohet në ditën e 15-të të muajit të parë hënor. Kjo festë shënon përfundimin e Vitit të Ri Kinez dhe në mbrëmjen e saj pritet të shihet hëna e plotë e parë e vitit, sipas Kalendarit Hënor.
Gjatë kësaj dite të shohësh fenerët që ndriçojnë kudo dhe të hash Tang Yuan janë dy elemente të rëndësishme të Festës. Fenerë të formave dhe përmasave të ndryshme varen në rrugë, në portat e shtëpive apo njësive tregtare dhe tërheqin vëmendjen e vizitorëve, kryesisht natën. Thuhet se ndriçimi i tyre ngjan me atë të hënës.
“Tang Yuan” ose ” Yuanxiao” quhet ëmbëlsira e festës së fenerëve, e cila gatuhet me oriz xhelatinoz në formë të rrumbullakët dhe simbolizon bashkimin familjar, harmoninë dhe lumturinë. Shumë kinezë gjatë Festës së Fenerëve hanë të ëmbla, por edhe susam, bajame, kikirika sojë, bizele apo një lloj hideje të quajtur jujube.
Gjatë festës zhvillohet dhe vallja e dragoit apo luanit, ndërsa në mbrëmje qielli mbushet me dritën e fishekzjarreve, për të shtuar gëzimin e atyre që festojnë.
Festës i gëzohen shumë fëmijët, që shohin kudo fenerët ndriçues. “Gjëegjëza e Fenerit” është pjesë thelbësore, por dhe mjaft argëtuese e festës. Nëpër fenerë shkruhen gjëegjëza në formë puzzle dhe nëse dikush arrin ta gjejë atë, meriton një dhuratë.