![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova.jpg)
Kosova mbajti zgjedhje të qeta, misioni i KiE kritikon qeverinë për gjuhën negative kundër medieve
Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga KiE, Nathalie Loiseau, ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova.jpg)
Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga KiE, Nathalie Loiseau, ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve, duke theksuar se dita e zgjedhjeve nw Kosovw ishte e qetë dhe se “votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira”. Ajo shtoi se këto janë sinjale pozitive që tregojnë përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë.
Në një konferencë për media, Loiseau ka shprehur shqetësimin e saj për gjuhen negative nga partia aktuale në pushtet, LVV kundër mediave dhe gjyqësorit. Loiseau nënvizoi se duhet të ketë transparencë të plotë për ato që nuk po shkojnë si duhet, derisa ka folur për vështirësitë gjatë fazës së numërimit. Para gazetarëve, derisa foli për procesin zgjedhor, ajo ka thënë se gjatë bashkëbisedimit disa raportuan për presion nga anëtarët e Listës Serbe mbi votuesit, duke shtuar se kishte ndërhyrje të vazhdueshme dhe të përsëritur nga Serbia.
Derisa shqetësuese ka thënë për mediat se mbetët gjuha negative nga partia në pushtet.
“Grupet zgjedhore duhet të mbesin të pavarura nga ndikimet politike, megjithatë, ne kemi parë raste të politizimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit zgjedhor. Kemi vërejture një shqetësim, bllokimin e KPM-së i cili ja pamundësoj atij të marrë ndonjë vendim gjatë fushatës. Në anën tjetër paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, PZAP është përballur me një vëllim të madh të rasteve dhe demonstroi aftësinë e tij për të marrë vendime të shpejta. Ne kemi vërejtur me brengosje gjuhen negative nga partia në pushtet kundër medias dhe gjyqësorit. Bojkotimi i mediumeve specifike dhe debateve po ashtu ka kontribuuar në uljen e mundësive për votuesit që të bëjnë zgjedhje të mira dhe të informuara. Megjithatë, transmetuesit kanë dhënë kohë të barabartë për të gjitha partitë, por kjo nuk është shfrytëzuar nga të gjithë. Fushata në komunat kosovare me shumicë serbe ishte më e përmbajtur krahasuar me komunat tjera. Shumë bashkëbiseduese raportuan për presion nga anëtarët e Listës Serbe mbi votuesit dhe kishte ndërhyrje të vazhdueshme dhe të përsëritur nga Serbia”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, Loiseau ka përmendur edhe deklaratat e emisarit special të SHBA-ve, Richard Grenell, sipas saj, “të njëjtat mund të përshkruhen si me diçka me ton jo shumë diplomatik”. /KosovaPress/