“Paketa e Maleve”, Gonxhja: Investitorët lehtësi fiskale për dhjetë vite

Prioriteti kryesor është krijimi i kushteve të favorshme për investitorët, bizneset dhe fermerët.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, “Paketa e Maleve”, adreson për sipërmarrjet lehtësi fiskale për dhjetë vite dhe synon të krijojë një mjedis më të favorshëm për biznesin, rritjen e aktiviteteve ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Gonxhja shkroi në rrjete sociale se, “zv.ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, në takimin e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, prezantoi projektligjin e “Paketës së Maleve”, një nismë strategjike për nxitjen e investimeve, fuqizimin e sipërmarrjes dhe zhvillimin e ekonomisë malore”.

Sipas tij, prioriteti kryesor i kësaj pakete është krijimi i kushteve të favorshme për investitorët, bizneset dhe fermerët, duke ofruar lehtësira fiskale, infrastrukturë të përmirësuar dhe mbështetje konkrete për zhvillimin ekonomik të zonave malore.

“Paketa krijon incentiva për zhvillimin e turizmit malor, bujqësisë dhe industrive të qëndrueshme, duke përfituar nga burimet natyrore dhe potenciali i jashtëzakonshëm i këtyre zonave”, u shpreh Gonxhja.

Ministri vuri në dukje se, “Paketa e Maleve” është një mundësi e re për shqiptarët jashtë vendit për të investuar në tokën e tyre, duke krijuar një urë të fortë ekonomike midis Shqipërisë dhe komuniteteve të saj jashtë kufijve.

“Projektligji parashikon gjithashtu kalimin e pronësisë me tarifën simbolike prej 1 euro për poseduesit faktikë, duke krijuar siguri ligjore për investitorët dhe hapësirë të qartë për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Kjo paketë nuk është thjesht një reformë, por një vizion për një ekonomi malore konkurruese, ku investimi dhe sipërmarrja gjejnë mbështetje reale dhe afatgjatë”, u shpreh Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për…