Samiti i Inteligjencës Artificiale, Ibrahimaj: Shqipëria angazhohet të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë

Samiti i Inteligjencës Artificiale (IA), i bashkëkryesuar nga presidenti francez, Macron dhe kryeministri i Indisë, Modi, bashkoi mbi 100 shtete


Samiti i Inteligjencës Artificiale (IA), i bashkëkryesuar nga presidenti francez, Macron dhe kryeministri i Indisë, Modi, bashkoi mbi 100 shtete, organizata ndërkombëtare dhe liderë të teknologjisë si Google, Microsoft dhe OpenAI për të diskutuar qeverisjen dhe zhvillimin e IA në nivel global.

E pranishme në këtë takim, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj e cilësoi, një lajm i shkëlqyer për ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjen.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja synon të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në AI, ku 50 miliardë euro do të jenë fonde nga BE-ja, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga ofruesit e teknologjisë, investitorët dhe industria. Ky është një hap i madh që krijon mundësi të reja për bizneset, startup-et dhe sektorin e teknologjisë, duke nxitur rritjen ekonomike dhe integrimin në tregun europian të IA”, shkroi Ibrahimaj në rrjete sociale.

Ibrahimaj vuri në dukje se, “Shqipëria angazhohet për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, për të përfituar nga këto investime strategjike dhe për të siguruar që bizneset shqiptare të kenë akses në teknologjitë më të avancuara”.

“Integrimi i IA në ekonominë tonë është një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur konkurrueshmërinë, për të krijuar vende të reja pune dhe për të pozicionuar vendin tonë si një qendër inovacioni në rajon”, tha ajo.

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.