33-vjetori i themelimit të Policisë Ushtarake, Vengu në garnizonin e Vaqarrit: Modernizim i strukturës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi garnizonin e Vaqarrit me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Policisë Ushtarake.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi garnizonin e Vaqarrit me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Policisë Ushtarake.

Vengu theksoi se, “në 3️3️-vjetorin e themelimit, Policia Ushtarake vazhdon të përmbushë misionin e saj, sot në kushte edhe më të favorshme falë infrastrukturës së shtuar në garnizonin e Vaqarrit”.

Ministri Vengu shprehu besimin se nënkoloneli Dhimitër Selmanaj, i emëruar komandant i ri i Policisë Ushtarake, do të çojë më tej ambicien për forcimin dhe modernizimin e kësaj strukture të rëndësishme të Forcave të Armatosura.

“Modernizim me fokus të veçantë në misionet jashtë vendit, mbështetjen për emergjencat civile dhe bashkëpunimin efikas me agjencitë e tjera ligjzbatuese”, theksoi Vengu.

“Mbetemi të angazhuar për të vijuar mbështetjen financiare të personelit të kësaj strukture dhe të gjithë Forcave të Armatosura”, u shpreh ministri Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…