Lufta kundër korrupsionit, Rama: Shqipëria në pozicionin më të mirë ndonjëherë në Transparency International

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se, Shqipëria dje doli në Transparency International, në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se, Shqipëria dje doli në Transparency International, në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu shtoi kreu i qeverisë, Shqipëria është e para në rajon nga raporti i SIGMA i Komisionit Evropian për prokurimet publike.

Në fjalën e tij në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, Rama u shpreh se, “ngushëllimi është ky, në vazhdën e indeksit të perceptimit të korrupsionit, Shqipëria dje, siç e thashë, por nuk i intereson njeriu, doli në Transparency International, në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit. Kur ka ndodhur që ka dalë keq, është bërë lajm, kanë dalë nëpër konferenca, kanë mbytur mediat, janë bërë emisione.

Emisione, janë bërë zhurma në ato udhëkryqet e mbrëmjes, për këtë nuk di a doli gjëkundi, por faktikisht, Shqipëria është e para në rajon nga raporti i SIGMA i Komisionit Europian për prokurimet publike, e para me distancë nga i dyti, jemi 80 pikë, i dyti është 71, të tjerët janë nga 50, nga 40, ata që mbahen si më transparentë dhe më të pa korruptuarit”.

“Në kuadër të perceptimit të luftës kundër korrupsionit, arritjet në luftën kundër korrupsionit në shumë raste, në vend që të ndërtojnë besim çojnë në cinizëm. Hapja dhe ekspozimi ndaj kontrollit dhe dukshmërisë bëjnë që korrupsioni të duket edhe më i përhapur edhe kur shkalla aktuale e rasteve të tij është në rënie. Vendet Europës Lindore, gjatë dhe pas anëtarësimit në BE, pësuan një rritje në perceptimin e korrupsionit edhe pse bënë reforma institucionale, edhe pse agjencitë antikorrupsion ekspozuan rrjetet e rrënjosura. Një studim i vitit 2014 zbuloi se mbulimit mediatik të skandaleve të korrupsionit i bashkëngjitet një perceptim publik më i lartë për korrupsionin. Kjo do të thotë që përpjekjet e suksesshme antikorrupsion nuk përmirësojnë ndjenjat publike. Në vend të kësaj, ato shpesh zbulojnë të vërteta të pakëndshme që kanë të bëjnë me pjekurinë demokratike”, u shpreh Rama, duke cituar raportin SIGMA të Komisionit Evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…