Qeveria miraton formatin e raportimit për transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara

Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.


Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për përcaktimin e formatit të raportimit, afateve dhe kohës së paraqitjes së raporteve nga subjektet e përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara.

Ky vendim miraton formatet e raportimit dhe përcakton afatet dhe kohën e paraqitjes së raporteve para dhe pas transferimit të mallrave nga të gjitha subjektet, të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së tyre transferimet ndërkombëtare të mallrave/teknologjive, të cilat janë objekt i ligjit, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

Në vendim sqarohet sesi realizohet raportimi para kryerjes së transferimit. “Subjektet e përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara, në një afat kohor deri 24 orë përpara kryerjes së transferimit për çdo parti malli, të aplikojnë nëpërmjet portalit “e-Albania” për njoftimin përpara kryerjes së transferimit”, lexohet në vendim.

Në vendim sqarohet sesi realizohet raportimi pas kryerjes së transferimit. “Subjektet e përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara, në një afat kohor prej 15 ditësh nga data e kryerjes së transferimit për çdo parti malli, të dërgojnë në Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), nëpërmjet portalit “e-Albania”, kopje të dokumentacionit: Licencë eksporti/importi, të lëshuar nga vendet e huaja; Dokument transporti ndërkombëtar (CMR, AWB); Deklaratë doganore; Faturën e mallit.

Sipas vendimit, pas kryerjes së transferimit ndërkombëtar të mallrave të kontrolluara në një afat kohor prej 30 ditësh, subjektet e përfshira në këto transferime duhet të paraqesin në AKSHE, nëpërmjet portalit “e-Albania”; për licencat e eksportit DVC, certifikatën e mbërritjes së mallit në destinacion; për licencat e importit, deklaratën e mbërritjes së mallit në destinacion.

Në vendim sqarohet se “subjektet e përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara, të cilat janë pajisur me licencë importi/eksporti, çdo 6 muaj të vlefshmërisë së licencës së importit/eksportit, të aplikojnë nëpërmjet portalit “e-Albania” për dërgimin e raportit lidhur me situatën e transferimeve të mallrave të përcaktuara në këto dokumente, sipas formatit të raportimit.

Në vendimin e marrë sot nga qeveria theksohet se “kërkesat, procedurat administrative dhe formatet e raportimit që preken nga ky vendim do të vijojnë të kryhen sipas mënyrës ekzistuese deri në momentin që përfundojnë zhvillimet teknike për pritjen e aplikimeve në sistemin e përmirësuar të menaxhimit të informacionit për AKSHE-në. Formatet e aplikimit, të përcaktuara në vendimin e miratuar sot, në momentin që përfundojnë zhvillimet teknike për pritjen e aplikimeve në sistemin e përmirësuar të menaxhimit të informacionit për AKSHE-në, do të integrohen dhe do të plotësohen nga subjektet në portalin “e-Albania”.

Qeveria thekson se ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar drejtësisë, vetëm kështu pasaporta europiane e Shqipërisë bëhet realitet

Sipas Kryeministrit, “skuadra e PS është më e forta që ka patur në fushë ndonjëherë dhe më përfaqësuesja”.

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar drejtësisë, vetëm kështu pasaporta europiane e Shqipërisë bëhet realitet

Sipas Kryeministrit, “skuadra e PS është më e forta që ka patur në fushë ndonjëherë dhe më përfaqësuesja”.