Prefekti Jole pret diplomatët francezë: Bashkëpunim për ngritjen e Liceut Francez në Korçë

Në Prefekturën e Korçës u zhvillua sot takimi i katërt i Komitetit Pilotues


Në Prefekturën e Korçës u zhvillua sot takimi i katërt i Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, Jérôme Lebars, i atashuar në institucionin e Prefekturës, për të punuar lidhur me projektin e çeljes së Liceut Francez në Korçë.

Në kuadër të këtij takimi, Prefekti i Korçës, Nertil Jole priti në zyrë ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, Catherine Suard dhe Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri.

Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit po mbështet ekspertin francez dhe asiston nga afër procesin, duke siguruar ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qendror dhe vendor.

Jole bëri të ditur se në takimin e planifikuar të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet në Tiranë në datë 16 Maj me liderët europianë, Presidentit Emmanuel Macron do t’i prezantohet edhe ecuria e këtij projekti të rëndësishëm për qytetin tonë.

“Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes dy vendeve tona dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut tonë e më gjerë, të cilët në të ardhmen mund të zgjedhin një shkollë elitare për arsimin e tyre të mesëm”, vlerësoi prefekti Jole.

Mblidhet Komiteti i Menaxhimit Parku Kombëtar “Lumi Vjosa”

Komiteti i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” u mblodh sot me prezencën e prefektëve të…

Global 360

Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyip…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mblidhet Komiteti i Menaxhimit Parku Kombëtar “Lumi Vjosa”

Komiteti i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” u mblodh sot me prezencën e prefektëve të…