Rama: Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit, i shton motorët turizmit të kryeqendrës së Veriut

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.


Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj, ku thekson se aksi është “një nga investimet e shumëpritura strategjike të zhvillimit të zonës së Shkodrës që përfundon këtë vit”.

Sipas Ramës ,rruga do krijojë “edhe një lidhje të re mes Shqipërisë e Malit të Zi, si edhe do t’i shtojë motorët turizmit të kryeqendrës së Veriut”.

Kreu i qeverisë ndau edhe mendimet e disa banorëve në zonë, të cilët thonë se rruga do të sjellë shumë zhvillim për bizneset si edhe për vetë banorët.

“Rruga është në zhvillim në çdo vend të botës, tek ne që kemi ndërtuar një bujtinë, tek restorantet, tek çdo gjë. Unë shpresoj se do të kemi një bum turistësh, një zhvillim në lidhje me Malin e Zi dhe shumë e shumë gjëra të tjera që vlejnë për zonën Shirokë-Zogaj. Punimet kanë vijuar me ritme të forta dhe shihet sepse ne na intereson për ta ditur se çfarë ecurie ka pjesa e rrugës, sepse kemi investuar dhe kemi biznes. Jemi në pritje të madhe të rrugës për të dhënë një duartrokitje”, u shpreh nja pronar biznesi.

“Ka për t’i ndihmuar shumë edhe bizneset, ndërtimi i infrastrukturës. Rruga e ka penguar shumë këtë zonë që të ketë më shumë lëvizje. Por besojmë se këtë verë do të ketë dhe besojmë se vitin tjetër do të rritet edhe më shumë”, tha një banor.

“Rruga ka ecur me parametra të mira, zhvillim ka. Për zhvillim është bërë e gjitha kjo! Tani për tani po ecin me ritme të mira”, u shpreh një banor.

Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Lexo më shumë nga

Mblidhet Komiteti i Menaxhimit Parku Kombëtar “Lumi Vjosa”

Komiteti i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” u mblodh sot me prezencën e prefektëve të…

Global 360

Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyip…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mblidhet Komiteti i Menaxhimit Parku Kombëtar “Lumi Vjosa”

Komiteti i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” u mblodh sot me prezencën e prefektëve të…