Balluku në kompaninë e polisterolit në Kolonjë: Në krah të çdo investitori që punëson dhe kontribuon në ekonomi

Zv.Kryeministrja shprehu mbështetjen e qeverisë për nxitjen e biznesit.


Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në Kolonjë të Lushnjës, ku vizitoi kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të polisterolit.

Balluku ndau në rrjete sociale momente nga kjo vizitë, teksa shkroi se, “prej vitit 1993, pas kthimit nga emigracioni, Shkëlqim Ferko ka ngritur kompaninë e tij të prodhimit dhe përpunimit të polisterolit. Një kompani e konsoliduar tashmë në tregun tonë, me afro 70 punonjës, e cila eksporton produkte edhe jashtë vendit”.

“Vizitova nga afër këtë sipërmarrje, e cila po zgjerohet dita ditës falë edhe investimeve në pajisje moderne, por pa lënë mënjanë për asnjë moment burimet njerëzore, si një kapital i pazëvendësueshëm”, shkroi Balluku.

Ajo shprehu mbështetjen e qeverisë për nxitjen e biznesit.

“Do të jemi në krah të çdo investitori që punëson dhe kontribuon në ekonominë e vendit”, tha Balluku.

Burimi ATSH

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…