![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/kos.jpg)
Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, i pranishëm edhe Rama
Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë.
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/kos.jpg)
Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë.
Kos ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky takim duke theksuar se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.
“Bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, shkruan Kallas në platformën X.
Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani në kuadër të Konferencës së 61 të Sigurisë, (MSC) që mbahet në Mynih në datat 14 – 16 shkurt, me pjesëmarrjen e liderëve botërore për të diskutuar mbi sfidat e politikës globale të sigurisë, nën drejtimin e Kryetarit të Konferencës së Sigurisë Christoph Heusgen.
Kryeministri Rama do të zhvillojë takime edhe me kryetarë shtetesh e qeverish, përfaqësues te institucioneve te rëndësishme ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile dhe kompani të rëndësishme që veprojnë në fushën e sigurisë kibernetike, digjitalizimit, etj.
Burimi ATSH